Bota

Moti i keq 'përmbyt' Italinë, 5 të vdekur

Mediat italiane shkruajnë se vërshime të mëdha janë regjistruar në zona të ndryshme të Italisë.

D.XH
Moti i keq 'përmbyt' Italinë, 5 të vdekur
Permbytjet ne Itali

ITALI – Përmbytje të mëdha janë regjistruar në Itali. Mësohet se moti i keq ka shkaktuar 5 viktima.

Mediat italiane shkruajnë se një person është zhdukur në Veneto.

Pjesa më e madhe e Italisë është përfshirë nga moti i keq.

 

Politikanët italianë bënë thirrje ndaj njerëzve që të kenë kujdes dhe të përpiqen të rrinë në katet e sipërme të banesave.

Moti i keq 'përmbyt' Italinë, 5 të vdekur

Një prej punëtorëve të ndihmës së shpejtë u zhduk, pasi po ndihmonte një person që ishte në vështirësi.

Kryeministrja italiane Meloni shpreh ngushëllime për viktimat në Toskana

Kryeministria italiane ka reaguar, për motin e keq që ka përfshirë Italinë.

Në deklaratën e Kryeministrisë, thuhet se Georgia Meloni po ndjek nga afër zhvillimet dhe se po koordinohet me ministrin Nello Musumeci, kreun e Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio, me presidentin e rajonit të Toskanës, Eugenio Giani dhe me autoritetet kompetente.

“Kryeministrja Giorgia Meloni ndjek me shqetësim përmbytjet katastrofike, që kanë goditur veçanërisht Toskanën dhe shpreh ngushëllimet e saj të thella për viktimat.

Meloni mban kontakte të vazhdueshme me ministrin Nello Musumeci, me kreun e Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio, me presidentin e rajonit të Toskanës, Eugenio Giani dhe me autoritetet kompetente”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë së Italisë.

Italia dhe disa shtete në Europë janë goditur stuhia Ciaran në ditët e fundit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB