Bota

Gaza në "grackë"! Izraeli: Kemi përfunduar rrethimin

Qyteti i Gazës ishte pjesa më e dendur e populluar e rripit përpara fillimit të luftës, por më 13 tetor Izraeli urdhëroi civilët në Gazën veriore të lëviznin në jug.

k.m
Gaza në "grackë"! Izraeli: Kemi përfunduar rrethimin
foto ilustruese

IZRAEL- Teksa sulmet vijojnë ushtria izraelite njoftoi se ka "përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës". Në një deklaratë për BBC, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha se forcat e tij kishin sulmuar poste, seli dhe infrastruktura të tjera që përdoreshin nga Hamasi.

I vendosur në veri të Rripit të Gazës, qyteti i Gazës ishte pjesa më e dendur e populluar e rripit përpara fillimit të luftës, por më 13 tetor Izraeli urdhëroi civilët në Gazën veriore të lëviznin në jug. Është e paqartë se sa civilë janë aktualisht në qytetin e Gazës, por imazhet nga sot treguan shkatërrim të gjerë në të gjithë qytetin dhe rrugë boshe.

Izraeli filloi kundërsulmin e tij pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë. Ndërkohë Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,000 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB