Bota

Bie nga kati i dytë i hotelit, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare

Nuk dihet ende nëse e reja është vetëhedhur apo ka ndodhur ndonjë aksident

E.K
Bie nga kati i dytë i hotelit, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare
Gruaja qe humbi jeten

KOSOVË- Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë. Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli afër QMI’së.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, viktima është e moshës 34 vjeçare.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Flora Ahmeti për mediat në Kosovë. 

Poll

MOS HUMB