
ITALI- Një 35-vjeçar nga Arzachena (Sassari), Michele Fresi, vrau me shkop babain e tij Giovanni, një argjendar i njohur në zonë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një klubi ku burri po kalonte mbrëmjen. I riu, ndoshta nën ndikimin e drogës, ka shpërthyer në akte dhune. Në vendngjarje ka mbërritur edhe babai i tij së bashku me policinë dhe kanë tentuar ta qetësojnë, por 35-vjeçari ka pasur një reagim të dhunshëm dhe pasi ka marrë një dru të madh nga toka, e ka goditur të atij e tij në kokë.
Një grua dhe dy ushtarë u plagosën gjithashtu. Michele Fresi u ndalua dhe u dërgua komisariatin e policisë Olbia. 35-vjeçari, i cili prej kohësh kishte probleme me abuzimin me drogën dhe alkoolin dhe tashmë ishte i njohur për policinë për shpërthimet e zemërimit të tij, tashmë është në dispozicion
të organeve të drejtësisë.
Po vijojnë hetimet për trupin e babait i cili ende nuk i është kthyer familjes./ZËRI