Bota

Moti i keq, pamje apokaliptike nga Argjentina

Në vend që të thyhet nën peshën e valës së fuqishme, ura ngrihet menjëherë nga rruga dhe futet në lumin e vrullshëm.

E.K
Moti i keq, pamje apokaliptike nga Argjentina
Permbytjet ne Argjentine

ARGJENTINË- Prej disa ditësh, Argjentina është goditur nga moti i keq që ka shkaktuar rrëshqitje masive të dherave. Në rrjet janë bërë publike pamjet kur vërshimi i ujit ka shembur njuë urë që shërbente për këmbësorët, të cilët vrapuan me vrap në panik.

Videoja tronditëse e kapur në provincën Catamarca tregon një grup banorësh që shikojnë lumin Rincon të hënën pas disa ditësh shiu të dendur në zonë.

Dëshmitarët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të bërtisnin të tmerruar. Ata që qëndronin më afër buzës së lumit u detyruan të vrapojnë ndërsa ujërat me baltë filluan të vërshojnë brigjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

Ura e dëmtuar ishte e vetmja e llojit të saj në Rincon, duke izoluar qytetin me më pak se 600 banorë nga fshatrat fqinjë./Zëri 

Poll

MOS HUMB