Bota

Tragjedi në Turqi, 10 persona vdesin në aksident

Në aksident janë përfshirë 7 automjete, mes tyre kamion dhe autobus, që kanë sjellë dhe një bilanc tragjik të viktimave dhe të plagosurve

E.K
Tragjedi në Turqi, 10 persona vdesin në aksident
aksident ne turqi

TURQI- Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në Turqi, ku kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa 57 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave vendase, 7 nga personat e plagosur paraqiten në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Sangari, e cila gjendet në veriperëndim të Turqisë, ku u përfshinë 7 automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion.

Shkak i aksidentit, sipas mediave turke, dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar autostradën, e për pasojë ka sjellë problem me fushëpamjen për drejtuesit e mjeteve.

Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se dinamika ka qenë e tillë: fillimisht një makinë ka përplasur kamionin. Pas përplasjes, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përplasën nga automjetet e tjera që lëviznin me shpejtësi. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB