Bota

BE nuk është gati, shtyhet afati për hyrjen me pagesë në Shengen

BE-ja ka konfirmuar se data e hyrjes në zbatim është riplanifikuar në Maj 2025 me mundësi shtyrje të mëtejshme.

E.K
BE nuk është gati, shtyhet afati për hyrjen me pagesë
Shtyhet hyrja me pagese ne Shengen

BE- Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e zbatimit të Sistemit Evropian të Udhëtimit kundrejt pagesës i quajtur (ETIAS).

Nga zyrtarët evropiane ishte pretenduar se ETIAS do të bëhej funksional nga mesi i vitit 2024, por tani BE-ja ka konfirmuar se data e hyrjes në zbatim është riplanifikuar në Maj 2025 me mundësi shtyrje të mëtejshme.

Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku udhëtarët para mbërritjes në tokën amerikane plotësojnë ESTA.

Ky është një sistem i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e botës së tretë ndër ta edhe nga Shqipëria sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. 

Çdo shtetas nga vendi yne dhe shtete të tjera jashte BE-së do të mund ta bëje aplikimin online aplikim që do të jetë i vlefshëm për 3 vjet kundrejt pagesës së një shume prej 7 Euro-sh. Në këtë aplikim online ata që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen duhet që të vendosin para nisjes të dhënat e tyre biometrike dhe në pak minuta ju vjen përgjigja në adresën e tyre e-mail.

Shtyrja e hyrjes në zbatim e sistemit ETIAS është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme franceze pa specifikuar një periudhë më të saktë se kur duhet të ndodhë kjo.

Poll

MOS HUMB