Bota

I ftuari vret dhëndrin në dasëm

I riu do të martohej të nesërmen, ndërkohë që të ftuarit po festonin para kohe në dasmën e tij.

E.K
I ftuari vret dhëndrin në dasëm
viktima

JORDANI- Në video është momenti i tmerrshëm kur një dhëndër u godit për vdekje nga një i ftuar, teksa qëllonte me armë në ajër gjatë festimeve në dasëm.

Pamjet tronditëse tregojnë të ftuarin duke kërcyer dhe duke qëlluar në ajër para se ai aksidentalisht të godasë dhëndrin në gjoks.

Tragjedia ndodhi muajin e kaluar gjatë festimeve para dasmës në Guvernatën Ma'an të Jordanisë.

Dhëndri, në fillim të të 20-ave, u identifikua nga mediat lokale si Hamza Sattam Hamed Al-Fanatsa.

Ai u dërgua me urgjencë në spital , por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Hamza ishte një oficer policie që punonte për Drejtorinë e Amanit Lindor.

Zyrtari i sigurisë Amer Al-Sartaëi tha se i ftuari u arrestua dhe arma u sekuestrua.

Raportohet se nusja ishte në një sallon bukurie kur mori lajmin shkatërrues .

Dasma e tyre ishte planifikuar të bëhej të nesërmen.

 

 

Poll

MOS HUMB