Bota

Arrihet dakordësia! Turqia rikthen aksesin në Instagram

Më 2 gusht, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit pezulloi aksesin në Instagram në Turqi me arsyetimin se platforma nuk ishte në përputhje me "ligjet dhe rregullat" e vendit dhe ndjeshmëritë publike.

k.m.
Arrihet dakordësia! Turqia rikthen aksesin në Instagram
Instagram

ANKARA- Autoritetet turke njoftuan se kanë rikthyer aksesin në platformën e medias sociale Instagram. Më 2 gusht, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit pezulloi aksesin në Instagram në Turqi me arsyetimin se platforma nuk ishte në përputhje me "ligjet dhe rregullat" e vendit dhe ndjeshmëritë publike.

Në një postim disa ditë përpara vendimit, zëdhënësi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Fahrettin Altun, fajësoi Instagramin për heqjen e postimeve që shprehnin ngushëllime për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya.

Por ndalimi i Instagramit solli ankesa nga përdoruesit dhe bizneset e vogla dhe të mesme që kontaktonin me klientët e tyre përmes kësaj platforme. Turqia renditet e pesta në botë për sa i përket përdorimit të Instagramit, me më shumë se 57 milionë përdorues, pas Indisë, SHBA-së, Brazilit dhe Indonezisë.

"Si rezultat i negociatave tona me zyrtarët e Instagramit, ne do të heqim ndalimin e aksesit... pasi ata premtuan të bashkëpunojnë në përmbushjen e kërkesave tona në lidhje me  censurën e vendosur ndaj përdoruesve," tha Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Üraloglu. postuar në X.

Meta, kompania e cila zotëron Instagramin, ka rënë dakord të respektojë ligjin turk, por nuk dha asnjë koment lidhur me vendimin./ZËRI 

Poll

MOS HUMB