Bota

Ambasadori rus në OKB sulmon Kurtin: Palo kryeministër! Po nxit 'Shqipërinë e Madhe'

Kurtit iu drejtua me fjalët ‘’palo’’ kryeministër.

Zeri
Ambasadori rus në OKB sulmon Kurtin: Palo kryeministër! Po nxit
Vassily Nebenzia dhe Albin Kurti

SHBA- Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vassily Nebenzia ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosvës Albin Kurti dhe qeverinë. Gjatë fjalës së tij ai doli në krah të Serbisë, duke u munduar ta paraqesë këtë të fundit si viktimë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjkë, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Kurtit iu drejtua me fjalët ‘’palo’’ kryeministër.

Vassily Nebenzia: Pajtimi nga ana e Perëndimit, por nxit ambicien e “Shqiptare të Madhe” të ‘’palo’’ kryeministrit të Kosovës Kurti, e cila arrin shumë përtej kufijve të Kosovës. Ai përpiqet të destabilizojë zonat e populluara nga myslimanët në Serbinë qendrore, inkurajon ndjenjat centrifugale në Maqedoninë e Veriut. Ka harta të “Shqipërisë së Madhe”, dhe ato cenojnë edhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe Greqisë.

I ndalur tek sulmi terrorist i Banjskës, ambasadori rus në OKB shprehet:

Vassily Nebenzia: Një një incident i vetëm po diskutohet gjerësisht për të larguar vëmendjen dhe për të zhvendosur përgjegjësinë për atë që po ndodh në Beograd. Incidenti në fjalë ndodhi në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë më 24 shtator, ku u vranë tre serbë vendas dhe një “polic” shqiptar nga Kosova. Kemi shumë pyetje në këtë drejtim. Para së gjithash, nuk dihet pse prezencat ndërkombëtare janë lënë mënjanë. Më parë, në situata të ngjashme, patrullat nga EUFOR-i dhe KFOR-i u dërguan shpejt në zonat e tensionit për të shkëputur palët konfrontuese dhe për të nisur negociatat. Megjithatë, kësaj radhe situata u la tërësisht në diskrecionin e shqiptarëve të Kosovës, gjë që çoi në një përfundim tragjik. Vlen gjithashtu të përmendet se në ditën e incidentit, Perëndimi vendosi të mos priste rezultatet e para të hetimit dhe menjëherë e cilësoi ngjarjen një sulm terrorist "të neveritshëm" dhe "të tmerrshëm". Shqiptarët e Kosovës filluan të përhapin dezinformata se “oficeri i policisë” i tyre gjoja ishte qëlluar nga serbët e mbështetur nga Beogradi. 

Po ashtu ai kërkoi nga ndërkombëtarët dënimin e liderve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Sipas tij Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë të përfshirë në krime lufte. 

Vassily Nebenzia: Ne besojmë se Dhomat nuk do të përsërisin gabimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe se të gjithë ata që janë përgjegjës do të marrin dënimin që meritojnë. Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar dëmshpërblim viktimave të krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me vendimet e marra në Hagë, flet vetë në mënyrë elokuente.

Në takimin e fundit në OKB, më 23 tetor pati përplasje të forta dhe mes kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit kërkoi nga arena ndërkombëtare që të dënojnë Serbinë për sulmin terrrost të 24 shtatorit. Beogradi zyrtar i ka mohuar akuzat pavarësisht se i përfshirë në sulm ishte dhe dhe ish-nënkryetari i Listës Sertbe Millan Radoiçiç, i cili njihet për miqësinë me presidentin serb Aleksdandër Vuçiç./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB