
TURQI - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar reagimin e qeverive perëndimore ndaj bombardimeve të Izraelit në Gaza. Erdogan tha se Perëndimi nuk po merr masa, sepse ata që po vriten janë myslimanë.
"Çfarë ndodhi me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut? Perëndimi nuk e shikon atë, sepse nuk i shërben interesit të tyre. Pse? Sepse gjaku që derdhet është gjak mysliman", tha kreu i shtetit turk.
Dje, Erdogan anuloi një udhëtim në Izrael dhe tha se ka bërë gabim, që shtrëngoi duart me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, muajin e kaluar.
Autoriteti Palestinez - i cili administron Bregun Perëndimor të pushtuar, i përshkroi sulmet ajrore të Izraelit, si luftë hakmarrëse. Shumë vende të BE-së kanë bërë thirrje për një armëpushim.
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 8400 njerëz vdiqën, nga sulmet e të dyja anëve./Zëri.ai/