
ambasada
GREQI- Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet. Sipas telefonatës në orën 11:30 do të shpërthejnë tre bomba, një në ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një në të Egjiptit.
Ngjarja u lajmërua në televizione, ku persona të panjohur kanë telefonuar mediat dhe kanë njoftuar orarin e shpërthimit.
Sipas telefonuesve bombë është vendosur edhe në godinën e Parlamentit. Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive ndodhet në vendngjarje ku do të vijojë një inspektim nga brenda ambasadave./ZËRI
Poll