Bota

GAFA- Biden takohet me Julia Navalny, e quan...Yolanda (VD)

Gafa e re nga presidenti amerikan.

k.m.
GAFA- Biden takohet me Julia Navalny, e quan...Yolanda (VD)
Momenti i takimit

SHBA- Joe Biden u takua dje, të enjten, në Kaliforni me të venë e disidentit të ndjerë rus Alexei Navalny, por edhe ky takim nuk i shpëtoi pa një gafë. Ai nuk ka arritur që t'ja mbajë mend emrin, duke e quajtur "Yolanda" kur në të vërtetë ajo quhet "Julia". Sipas "New York Post", takimi i Biden me Julia Navalny dhe vajzën e saj Dasha tregoi vendndodhjen e parë të vejushës së Navalny, 6 ditë pasi u njoftua vdekja e liderit rus të opozitës.


“Këtë mëngjes pata nderin të takohesha me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny, i cili ishte padyshim një burrë me guxim të jashtëzakonshëm. Është e mahnitshme se sa shumë i ngjajnë gruaja dhe vajza e tij. Nesër do të shpallim sanksionet kundër Putinit, i cili është përgjegjës për vdekjen e tij. Por një gjë që u bë e qartë për mua është se Yolanda do të vazhdojë luftën që ai kishte nisur,"-u tha Biden, 81 vjeç, gazetarëve në San Francisko.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi për ngatërrimin e emrit.

Biden kërkon rizgjedhjen si president në nëntor, por sondazhet tregojnë se një numër i madh votuesish (86%) mendojnë se ai është shumë i vjetër për të qëndruar në detyrë edhe për katër vjet të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB