Bota

2 të vdekur e 18 të plagosur gjatë festimeve për Halloween në Florida

Një festë për Holloween në Florida u shndërrua në një tragjedi. Një person u vetëdorëzua në polici, ndërsa autoritetet besojnë se ngjarja ka dhe një autor të dytë.

D.XH
2 të vdekur e 18 të plagosur gjatë festimeve për Halloween
Florida

FLORIDA - Të shtënat me armë zjarri në Tampa të Floridas, vranë të paktën dy persona dhe plagosën 18 të tjerë, pasi një përleshje shpërtheu mes dy grupeve, në një rrugë të mbushur me qindra njerëz, gjatë festimeve të Halloween.

Të shtënat ndodhën pak para orës 3 të mëngjesit pranë një zone, ku gjenden shumë bare dhe klube në bllokun 1600 të East 7thAvenue në lagjen Ybor City. Policia lokale dha detaje nga ngjarja.

"Ishte një trazirë midis dy grupeve. Dhe në këtë ‘luftë’ midis dy grupeve, kishte qindra njerëz, që janë lënduar, vetëm pse ecnin në rrugë”, tha shefi lokal i policisë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregonin njerëzit me kostume të Halloueen duke pirë dhe duke folur në rrugë, kur dëgjohen të shtënat, duke krijuar një rrëmujë.

Pas kësaj, disa njerëz rrëzohen mbi tavolina metalike. Nuk janë dhënë menjëherë detaje për gjendjen e 18 të plagosurve të shtruar në spital.

Një i dyshuar, u dorëzua në polici. Autoritetet besojnë se në ngjarje është përfshirë dhe një person i dytë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB