
BANJSKË- Sot shënohet një vit nga masakra e Banjskës, ku një grup terroristësh serbë sulmuan policinë e Kosovës dhe qëlluan për vdekje rreshterin Afrim Bunjaku. Por, serbët vazhdojnë me provokimet e tyre dhe familjarët e personave që organizuan sulmin shkuan për të ndezur qirinj në vendin ku serbët terroristë humbën jetën për të nderuar ata.
KFOR dhe EULEX ndodhen në Banjskë dhe po patrullojnë të gjithë zonën që prej orëve të para të mëngjesit.
Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen e të ndjerit dhe deklaroi se askush nuk mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin e vedit të tij. Kurti tha se shteti i Kosovës ka nën kontroll të gjithë territorin, dhe se numri i policëve është duke u rritur. Ai gjithashtu tha se një rrugë do të mbajë emrin e Afrim Bunjakut për nder të tij. /ZËRI