Bota

Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja

Një foshnjë pesë muajshe dhe gjyshja e saj janë zhdukur, si pasojë e përmbytjeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.

I.F
Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja
Pamje nga vendngjarja

TOSKANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali. Një foshnjë pesë muajshe dhe gjyshja e saj janë zhdukur, si pasojë e përmbytjeve në zonën e Montecatini Val di Cecina.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain, nënën dhe gjyshin e foshnjës, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga dy të zhdukurit. Bëhet me dije se familjarët ishin turistë dhe ndodheshin në Itali me pushime. Ndërsa autoritetet njoftojnë se po vazhdojnë kërkimet intensive për të gjetur dy të zhdukurit.

Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja

Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja

Moti i keq godet Italinë, zhduket foshnja e porsalindur dhe gjyshja

Shirat e dendur kanë goditur veriun e Italisë, ku në shumë zona janë shkaktuar përmbytje. Provinca e Milanos është një nga zonat më të prekura, ku autoritete lajmëruan se lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje. Në disa zona është ndaluar qarkullimi dhe është lëshuar urdhri i evakuimit. Bëhet me dije se 450 zjarrfikës janë angazhuar në zonën e Padovas për shkak të përmbytjeve masive dhe thirrjes për ndihmë nga njerëzit. /ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB