Bota

Sulmi më vdekjeprurës që nga 2006, qindra të vrarë nga bombardimet izraelite në Liban, Franca kërkon mbledhje urgjente të OKB-së

Ky njihet si eksodi më i madh i ndodhur në vend që nga viti 2006.

I.F
Sulmi më vdekjeprurës që nga 2006, qindra të vrarë nga
Bombardimet izraelite në Liban

BEJRUT- Sulmet vdekjeprurëse izraelite të hënën në Liban vranë rreth 500 njerëz, ku viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmjë. Ky njihet si një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga lufta Izrael- Hezbollah në vitin 2006. Ushtria izraelite paralajmëroi banorët në Libanin jugor dhe lindor që të evakuohen përpara ndërhyrjes së saj ajrore kundër Hezbollahut.

Mijëra libanezë u larguan nga jugu, nga autostrada kryesore dhe nga porti jugor i Sidonit, por ai u bllokua për shkak të trafikut sepse të gjithë ishin nisur drejt një destinacioni: Bejruti. Ky njihet si eksodi më i madh i ndodhur në vend që nga viti 2006.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se sulmet që ndodhen dje vranë 492 njerëz, duke përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra, dhe u plagosën 1,645 njerëz, një numër tronditës njëditor për një vend që ende po vuan nga një sulm vdekjeprurës ndaj pajisjeve të komunikimit javën e kaluar.

Në një mesazh të regjistruar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje civilëve libanezë që t'i kushtojnë vëmendje thirrjeve izraelite për evakuim, duke thënë se "merreni këtë paralajmërim seriozisht".

"Ju lutemi largohuni nga rruga e keqe tani. Pasi të përfundojë operacioni ynë, ju mund të ktheheni të sigurt në shtëpitë tuaja”, tha Netanyahu.

Pas sulmeve reaguan edhe fuqitë ndërkombëtare të cilat bëjnë thirrje për të ndalur bombardimet në Liban, pasi këto po rrisin rrezikun e një lufte rajonale.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barot, i bëri thirrje Izraelit për t'i dhënë fund bombardimeve në rajon dhe kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit.

"Franca, edhe një herë, u bën thirrje të gjitha palëve dhe atyre që i mbështesin të de-përshkallëzojnë dhe shmangin një konflikt lokal. Do të ishte katastrofike për të gjithë, në radhë të parë për popullatën civile. Kjo është arsyeja pse unë thirra për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit (OKB) në lidhje me Libanin”, tha ai.

Katari dhe Egjipti, të cilët së bashku me SHBA-në po udhëheqin bisedimet me Izraelin për një ndërprerje të armiqësive në Gaza, tani po dënojnë valën e sulmeve ajrore të përgjakshme izraelite në Liban, duke paralajmëruar se sulmet rrisin rrezikun e një "lufte rajonale". /ZËRI

Poll

MOS HUMB