
KOSOVË- Është përkujtuar sot në Kosovë, rënia e Afrim Binjakut, i cili u vra një vit më parë në sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një vizite që pati në familjen e të ndjerit, deklaroi se askush nuk mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin e vedit të tij. Kurti tha se shteti i Kosovës ka nën kontroll të gjithë territorin, dhe se numri i policëve është duke u rritur.
“Sot Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe që nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë anëekënd Kosovës është shteti i Kosovës, i Republikës demokratike të pavarur. Numri i policëve e kadetëve të rinj po rritet. Morali i policisë e ushtrisë sonë kurrë nuk ka qenë më i lartë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës vijoi më tej duke thënë se Serbia është përgjegjëse për sulmin terrorist, dhe për këtë duhet të japë llogari edhe para ndërkombëtarëve.
“Ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjenerata e ardhshme. Ata policë që ishin në betejë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bjerë në duart e forcave armike që ishin të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin armatim më shumë. Ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen në Serbi se dinë që e kanë të humbur betejën me shtetin tone. Serbia është përgjegjëse dhe duhet të japë përgjegjësi dhe në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e faktorëve ndërkombëtare”.
Kurti njoftoi gjithashtu se kujtimi i heroit Afrim Bunjaku do të jetësohet me rrugën që mban emrin e tij.
“Idealet e dëshmorëve për ne do t’i jetësojmë dhe po i jetësojmë. Kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë. Sot në Banjskë është vendosur tabela rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithëve ne. Lavdi Afrim Bunjakut dhe dëshmorëve të Kosovës!".