Bota

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV “shpërthen” kundër PDK-së për provokim politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në përurimin e një çerdheje, paraditen e së martës në komunën e Skënderajt.

F.I
Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit, LVV
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Gjatë vizitës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati në Skënderaj këtë të mërkurë, eskorta e tij është sulmuar me vezë. Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani bën përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, ka shkruar Mehani.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar pasdite se ka suspenduar për 72 orë tre zyrtarë policor lidhur me “prishjen e rendit dhe qetësisë publike” ndaj eskortës së Kurtit në Skënderaj. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në përurimin e një çerdheje, paraditen e së martës në komunën e Skënderajt.

Poll

MOS HUMB