Bota

Sulmi me 10 viktima në Austri, mes tyre 15-vjeçarja nga Kosova, shpallen tre ditë zie

Kancelari austriak Christian Stocker, ka shpallur tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit

F.I
Sulmi me 10 viktima në Austri, mes tyre 15-vjeçarja nga Kosova,
PAMJE NGA VENDNGJARJA

AUSTRI-Një 15-vjeçare nga Vitia sipas mediave në Kosovë është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur nëntë persona. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Kancelari austriak Christian Stocker, ka shpallur tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit në një shkollë në Graz. Ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se gjashtë nga viktimat ishin femra dhe tre ishin meshkuj, dhe se 12 persona u plagosën gjithashtu. Sipas drejtorit të Policisë lokale, Gerald Ortner, personi i armatosur ishte 21 vjeç, i cili jetonte në Graz, përdori dy armë, të cilat i zotëronte ligjërisht. 21-vjeçari, një ish-nxënës i shkollës i ka dhënë fund jetës së tij në një tualet në ndërtesë, sipas vlerësimeve të policisë. Siç konfirmohet nga Ministri i Brendshëm Gerhard Karner, i riu nuk i kishte përfunduar studimet në shkollën në fjalë.

Më shumë se 300 oficerë policie evakuuan menjëherë shkollën pas ngjarjes tragjike. Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk ka arsye të qarta për motivet e sulmit, ndërsa shkolla ku ndodhi sulmi do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB