Aktualitet

HARTA LIVE: Parashikimi i motit, edhe sot mbizotërojnë temperaturat përvëluese

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell.

k.m.
HARTA LIVE: Parashikimi i motit, edhe sot mbizotërojnë temperaturat
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Por në mesditë, në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje. Sa i përket temperaturave, në bregdet pritet të kapin vlerat 20 / 34 °C; në vendet e ulëta: 18 / 34 °C; ndërsa në vendet malore: 14 / 28 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

HARTA LIVE:

Poll

MOS HUMB