Bota

Vrasje e trefishtë në Hollywood! I preu kraharorin gruas, vrau dhe vjehrrit, arrestohet "VIP-i"

Sipas New York Post, një natë para se të gjendej busti, punëtorët e ndërtimit i thanë policisë se panë atë që dukej si një trup në çanta të zeza pranë shtëpisë së Haskell, por kur oficerët arritën pranë vendit, çantat ishin zhdukur.

k.m.
Vrasje e trefishtë në Hollywood! I preu kraharorin gruas, vrau dhe
Samuel Haskell JR and Mei Li Haskell

SHBA- Shtëpia e djalit të një ish-agjenti të Hollivudit është bastisur nga policët pas zbulimit të bustit të një gruaje, e cila ishte copëtuar. Samuel Haskell IV, 35 vjeç, u arrestua pasi dyshohet për vrasje. Kjo pasi një burrë i pastrehë që kërkonte materiale të riciklueshme gjeti bustin e një gruaje brenda një koshi rreth pesë milje nga shtëpia e të dyshuarit në Tarzana.

Sipas New York Post, një natë para se të gjendej busti, punëtorët e ndërtimit i thanë policisë se panë atë që dukej si një trup në çanta të zeza pranë shtëpisë së Haskell, por kur oficerët arritën pranë vendit, çantat ishin zhdukur.

"Nuk kishte asnjë provë që lejonte oficerët të hynin në shtëpi,"-tha Detektivi i LAPD Efren Gutierrez për NBC4 për thirrjen fillestare.

Megjithatë, çanta që përmbante bustin ishte në përputhje me përshkrimin e çantave të raportuara nga punëtorët, duke bërë që policia të vendoste që të kontrollonte shtëpinë e Haskell, ku u gjetën "prova gjaku". Gruaja e Haskell, Mei Haskell, 37 vjeç, dhe prindërit e saj - nëna Yanxiang Wang, 64 vjeç dhe babai Gaoshan Li, 72 vjeç - ishin zhdukur që nga e premtja.

Vrasje e trefishtë në Hollywood! I preu kraharorin gruas, vrau dhe

Policia gjeti tre fëmijët e çiftit në shkollë të mërkurën dhe ia dorëzoi Departamentit të Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare.

Aktualisht autoritetet po punojnë ende për të identifikuar trupin, por besojnë se është i gruas së Haskell. Policia është vënë në kërkim të babait dhe nënës së viktimës, të cilët gjithashtu dyshohet se janë vrarë nga i riu. Por aryseja nuk dihet.  

“Nëse një i dyshuar për vrasje po copëton një trup, e bën për të vonuar identifikimin,”- tha një efektiv i Policisë.

Hetuesit do të mbështeten në provat e ADN-së për të identifikuar viktimën.

Haskell është djali i ish-zëvendëspresidentit ekzekutiv të Agjencisë William Morris, Samuel Haskell III. Në të shkuarën ai ka përfaqësuar një listë të shquar me agjencinë që përfshinte yje si: George Clooney, Dolly Parton, Whoopi Goldberg, Michael Feinstein - dhe madje edhe vëllai i mbretit Charles, Princi Edward.

Producenti fitues i çmimit Emmy doli në pension nga agjencia në 2005 dhe aktualisht është president i Magnolia Hill Productions./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB