Bota

Petkoviç: S’do të lejojmë kurrë që Asociacioni të jetë një OJQ

Gjatë një deklarate për mediat Petkoviç u shpreh se Bashkësia e Komunave Serbe përfaqëson të vetmin mekanizëm për ekzistencën dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

E.K
Petkoviç: S’do të lejojmë kurrë që Asociacioni
Petar Petkoviç

SERBI- Kreu i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç ka deklaruar sot se Assosacioni i Komunave Serbe nuk do të jetë kurrë një OJQ (Organizatë jo-qeveritare). Gjatë një deklarate për mediat Petkoviç u shpreh se Bashkësia e Komunave Serbe përfaqëson të vetmin mekanizëm për ekzistencën dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë.

Petar Pekoviç: BKS është korniza dhe garantuese më konkrete për ruajtjen e të drejtave kolektive dhe individuale, si dhe kompetencat ekzekutive të negociuara për serbët në Kosovë dhe Metohi në çështjet më të rëndësishme sociale, ekonomike, politike, kulturore, zhvillimore, ekonomike dhe të sigurisë.

Më tej ai tha se Asocacioni duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Kushtetutën e Serbisë, kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Petar Petkoviç: Kjo është pikërisht ajo që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë e ka thënë qartë dhe pa mëdyshje përballë zyrtarëve ndërkombëtarë duke përfshirë takimin e fundit në Bruksel me liderët europianë! Për ne Kushtetuta e Republikës së Serbisë është e shenjtë dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ende në fuqi në Kosovë e Metohi dhe asnjë konferencë mediatike, as referenca për të ashtuquajturën Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk ka kredibilitet jashtë kabineteve individuale apo ambasadave të huaja, nuk mund ta pezullojë apo anulojë atë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviç dhe Shtërpcë. Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB