Bota

"Mora kredi 25 mijë euro për Murselin"/ Vrasja e Liridona Ademajt, dëshmon Kokalla: Isha në dijeni të kofliktit të çiftit, por...

Ai deklaroi se kishte marrë një kredi prej 25 mijë euro për Naim Murselin dhe pranoi se është takuar si me Murselin, ashtu edhe me Granit Plavën, të dy të akuzuar për ngjarjen.

zh.ll
"Mora kredi 25 mijë euro për Murselin"/ Vrasja e Liridona
Kushtrim Kokalla

KOSOVË- Seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt është mbajtur këtë të premte, ku ka dhënë dëshminë e tij njëri prej të akuzuarve, Kushtrim Kokalla. Ai deklaroi se kishte marrë një kredi prej 25 mijë euro për Naim Murselin dhe pranoi se është takuar si me Murselin, ashtu edhe me Granit Plavën, të dy të akuzuar për ngjarjen.

“Arsyeja ka qenë sa me më mbajt afër për shkak se më herët kam marr kredi 25 mijë që më ka kërkuar Naimi dhe ajo ka qenë arsyeja me më mbajt më afër”, u përgjigj Kokalla.

Kokalla tha para gjykatës se problemet mes çiftit ishin të njohura jo vetëm për të, por edhe për familjet respektive, duke përfshirë çështje pune dhe xhelozi.

“Të gjithë e dinin për këto probleme, të mëdhenj e të vegjël”, tha ai.

Kokalla theksoi se nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë me dy të akuzuarit, ndërsa sqaroi se ishte ftuar nga Murseli në shtëpinë e tij në Bërnicë për t’u mbajtur afër, për shkak të borxhit financiar. Më pas kishte udhëtuar me Plavën për në Gjakovë.

Ndërkohë, gjatë seancës së djeshme ka vijuar dëshminë Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili akuzohet si porositësi i vrajes. Murseli mori në dorë foton e bashkëshortes së tij, Liridona, dhe deklaroi se grabitësi kishte kërkuar vetëm telefonat dhe paratë. 

Liridona Murseli, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë, disa kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia i arrestoi bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjere, mes të cilëve ekzekutorin Granit Pllava. Motivet për vrasjen e saj nuk janë ende të qarta, por policia dyshon se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij nënë e dy fëmijëve dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro. /ZËRI

Poll

MOS HUMB