SHBA-Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka pezulluar proceset e vizave për aplikantët në mbarë botën. Vendimi është pjesë e një fushate të vazhdueshme të Qeverisë amerikane për ashpërsimin e politikave të emigracionit gjatë mandatit të dytë të udhëheqësit republikan në Shtëpinë e Bardhë.
The guardian shkruan se agjencia e nisi iniciativën në të gjitha ambasadat dhe konsullatat në fillim të gushtit, ku mësohet se ka nisur një program për trajnimin e stafit në mbarë botën 'për të siguruar që të gjithë zyrtarët konsullorë janë plotësisht të pajisur për të vlerësuar çdo aplikant për vizë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme' deklaruan zyrtarët amerikanë.
Financial Times raporton se aplikantëve me intervista të planifikuara tashmë u janë dërguar email-e ku thuhet se takimet e tyre ishin anuluar dhe se do të informoheshin për një datë dhe orë të re. Zyrtarët e agjencisë pretendojnë se kjo do të sigurojë që aplikantët për vizë të mos mbështeten në përfitimet publike të SHBA-së.
Administrata Trump njoftoi gjithashtu plane për të revokuar vizat për azilkërkuesit që hynë fillimisht në vend për turizëm ose biznes. Deri në 200,000 njerëz që aktualisht kërkojnë azil mund të preken, duke shënuar atë që do të përfundonte si tërheqja më masive e vizave në historinë e SHBA-së. Veprimi po ndërmerret në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Aplikantët për vizë janë përballur gjithashtu me kufizime të reja, duke përfshirë shqyrtimin e historikut të tyre në mediat sociale dhe kosto shtesë për përpunimin e tyre. Shumë aplikantë të prekur nga pauza ka të ngjarë “të kenë shpenzuar mijëra dollarë dhe të kenë prishur jetën e tyre për të marrë pjesë në intervistat e planifikuara, vetëm për t’u anuluar takimet e tyre në minutën e fundit”, tha për FT Brian Simmons, një avokat në firmën ligjore të imigracionit Fragomen në Uashington.
Më 23 gusht një gjykatë në SHBA rrëzoi një vendim të administratës Trump që pezullonte lëshimin e vizave për emigrantët nga 75 shtete – përfshirë nga Shqipëria – duke thënë se një politikë e tillë përbënte tejkalim të kompetencave ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio./ZËRI