Bota

Sherri nisi për një vajzë/ Vritet tragjikisht 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset i vëllai

Burime hetimore bëjnë me dije se përplasja kishte nisur më herët në një lokal në Cremona mes të riut shqiptar dhe 32-vjeçarit italian.

M.K.
Sherri nisi për një vajzë/ Vritet tragjikisht 24-vjeçari
autori i dyshuar

ITALI– Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë gjatë një konflikti në Vescovato, qytezë në provincën e Cremonës, në Itali.

Sipas Corriere della Sera, viktima, N. Dalipaj, është goditur të paktën tre herë në fyt gjatë një sherri të ndodhur në Viale Italia, në qendër të qytetit. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Sipas hetimeve paraprake, në qendër të konfliktit dyshohet të ketë qenë xhelozia për një vajzë. Burime hetimore bëjnë me dije se përplasja kishte nisur më herët në një lokal në Cremona mes të riut shqiptar dhe një 32-vjeçari italian.

I riu italian, i identifikuar si Mattia Miraglia, ka dalë nga banesa i armatosur me një thikë. Fillimisht ai ka plagosur në bark një nga vëllezërit e viktimës, ndërsa më pas ka goditur për vdekje 24-vjeçarin. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe dinamikën e konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB