foto nga vendi i ngjarjes
BALLSH- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Kash, në Bashkinë e Ballshit. I favorizuar nga terreni i vështirë dhe era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi. Flakët kanë përfshirë dy banesa, ndërsa situata vijon të mbetet problematike, pasi ekziston rreziku që ato të përhapen edhe drejt banesave të tjera.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonën e banuar./ZËRI
Poll