Aktualitet

Vatër e madhe zjarri në Finiq/ Rrezikohen banesat, kërkohet ndihmë nga ajri

Për shkak të përhapjes së menjëhershme të flakëve, zjarri po avancon në drejtim të Mesopotamit, duke rrezikuar edhe dy fshatrat Kostar dhe Vllahat.

l.k
Vatër e madhe zjarri në Finiq/ Rrezikohen banesat, kërkohet
pamje nga vendngjarja

FINIQ- Një vatër e madhe zjarri ka rënë sot në Matomarë, në Bashkinë Finiq. Për shkak të përhapjes së menjëhershme të flakëve, zjarri po avancon në drejtim të Mesopotamit, duke rrezikuar edhe dy fshatrat Kostar dhe Vllahat.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Finiqit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Mësohet se, për shkak të situatës së rënduar, ndërhyrja vetëm nga toka është e vështirë. Ende nuk dihet nëse në ndihmë do të angazhohen edhe forca nga ajri për të bërë të mundur izolimin e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB