pamje nga vendngjarja
MALLAKASTËR- Fshati Hekal në Mallakastër është përfshirë mesditën e sotme nga një vatër e madhe zjarri. Raportohet se, për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”, duke përfshirë një sipërfaqe prej mbi 10 hektarësh me ullishte dhe shkurre.
Gjithashtu, rrezikohen edhe banesat dhe puset e naftës në këtë zonë, pasi zjarri ndodhet rreth 100 metra larg tyre.Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse nga Ballshi, Patosi, Roskoveci dhe kompania Albpetrol, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve./ZËRI
Poll