Bota

“STOP punësimit të njerëzve”, posteri kontrovers i kompanisë AI shkakton zemërim në SHBA

Megjithatë, slogani “STOP punësimit të njerzve” ka shkaktuar zemërimin të madhë tek qytetarët, pasi posterat janë shpërndarë në zonat ku janë më të theksuara problemet sociale të qytetit, ku ka shumë të pastrehë dhe janë të varfër.

I.F
“STOP punësimit të njerëzve”, posteri kontrovers i
Poster i Artisan i vendosur në lagjet e varfëra të San Franciscos

SAN FRANCISCO- Një startup i Inteligjencës Artificiale i quajtur Artisan ka vendosur një reklamë kontroverse në rrugët e qytetit të San Francisco-s, ku lexon “STOP punësimit të njerëzve”, të shoqëruara nga imazhe të një gruaje të krijuar nga AI, e quajtur “Ava.”

Artisan, që ofron agjentë shitjesh të automatizuar përmes AI, përdor gjithashtu slogane të tilla si “Artisan nuk do të ankohet për balancën mes punës dhe jetës”, “Kamerat e Zoom të Artisan-it nuk do të pushojnë së funksionuari” dhe “Epoka e Punonjësve të AI ka mbërritur.”

Megjithatë, slogani “STOP punësimit të njerzve” ka shkaktuar zemërimin të madhë tek qytetarët, pasi posterat janë shpërndarë në zonat ku janë më të theksuara problemet sociale të qytetit, ku ka shumë të pastrehë dhe janë të varfër.

“STOP punësimit të njerëzve”, posteri kontrovers i

“STOP punësimit të njerëzve”, posteri kontrovers i

“STOP punësimit të njerëzve”, posteri kontrovers i

Menjëherë pas publikimit të fotove, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku e kanë quajtur dhe këtë fushatë si një “makth distopik”, ndërsa disa të tjerë janë shprehur “çfarë po bëjmë ne si specie?”.

Ndërsa vetë kreu i Kompanisë, 23-vjeçari Jaspar Carmichael-Jack tha se bota po ndryshon dhe ai po përpiqet të ecë me hapa bashkëkohorë. Jack tha se vetë kompania e tij ka shumë njerëz të punësuar dhe jo robotë, por ka si qëllim të sjellë risi tek klientët e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB