Bota

VIDEO- Dronët mbi SHBA, gurvernatori i New Jersey kërkon ndihmën e Biden: Bëni diçka!

Pentagoni gjithashtu ka thënë se ata nuk janë drone ushtarakë amerikane.

I.F
VIDEO- Dronët mbi SHBA, gurvernatori i New Jersey kërkon ndihmën
Phil Murphy

UASHINGTON- Guvernatori i shtetit të New Jersey, në SHBA, Phil Murphy, i ka kërkuar administratës së presidentit Joe Biden të hetojë dronët misteriozë që janë shfaqur. Guvernatori demokrat, Murphy përmes një letre, i kërkoi Biden të zbatojë ligjin dhe të pengojë çdo aktivitet të dronëve pa pilot.

"Qeveria Federale duhet të veprojë për dronët që na rrethojnë. Na duhen më shumë burime federale për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe kush fshihet pas këtij aktiviteti”, shkruan demokrati.

Murphy dhe zyrtarë të tjerë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se nuk ka asnjë provë që dronët paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ose për sigurinë publike, ose po përdoren nga agjentë të huaj. Pentagoni gjithashtu ka thënë se ata nuk janë drone ushtarakë amerikane.


Dronët kanë tërhequr shqetësim dhe kuriozitet të madh publik që kur banorët raportuan për herë të parë se i kishin parë muajin e kaluar. Objektet fluturuese janë parë pranë Arsenalit Picatinny, një objekt kërkimor dhe prodhimi ushtarak amerikan, dhe mbi fushën e golfit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Bedminster, por numri i pamjeve të raportuara është rritur shumë që atëherë. Dronët u panë gjithashtu në Pennsylvania, New York, Connecticut dhe në Bregun Lindor.

FBI, Administrata Federale e Aviacionit dhe agjencitë e tjera shtetërore, që janë përfshirë në këtë hetim federal kanë raportuar se ata nuk përbëjnë asnjë rrezik për qytetarët, ndërsa senatorët republikan shprehen se përmbajnë elementë radiokativë.

Ndërsa, autoritetet shprehen se nuk ka pasur pamje të konfirmuara në hapësirën ajrore të kufizuar. Është gjithashtu e mundur që një dron i vetëm është parë dhe raportuar më shumë se një herë, thanë zyrtarët. Disa ligjvënës federalë i kanë bërë thirrje ushtrisë që t'i "rrezojë" dronët. Dronët gjithashtu nuk janë kapur nga radarët, radiot ose kontrollorët e aviacionit, sipas një ligjvënësi shtetëror i cili u informua nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare. Përdorimi i dronëve është i ligjshëm në New Jersey për përdorim rekreativ dhe komercial, por i nënshtrohen rregulloreve lokale dhe Federata e Aviacionit dhe kufizimee të fluturimit. Operatorët duhet të jenë të certifikuar nga FA. /ZËRI

Poll

MOS HUMB