
UASHINGTON- Qiejtë e shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe bazat e SHBA-ve në Gjermani dhe Britaninë e Madhe u mbushën me dronë të shumtë që deri më tani nuk ka një përgjigje se nga e kanë origjinën. Dronët misteriozë raportohen se u panë në të gjithë vendin nga Uashingtoni në Kaliforni.
Disa nga objektet thuhet se janë të mëdha sa një makinë, ndërsa autoritetet e Nju Xhersit thanë se dronët ishin "ndryshe nga çdo gjë kemi parë më parë”, por nuk dhanë asnjë informacion shetëse, nëse ata u kapën nga radarët ose jo. Ndërsa ish-gazetari Joe Regan tha se dronët misteriozë që u shfaqën kanë shqetësuar qytetarët amertikanë, pasi ata mbajnë eementë kimikë vdekjeprurës.
John Ferguson, CEO i një kompanie sistemesh drone në Kansas, pohoi në një video të publikuar në “Tik Tok” se dronët mund të jenë lëshuar për të gjetur rrjedhje gazi, materiale radioaktivë, ose subtsanca të tjera të dëmshme në tokë.
“Arsyeja e vetme që do të ngrihej një dron gjatë natës në tokë, është vetëm nëse po kërkoni diçka me rëndësi në tokë. Kështu që mendoj se qëllimi i dronëve është për të kuptuar nëse ka rrjedhje gazi, materiale radiokative, ose ndonjë substancë kimike”, tha Ferguson.
Menjëherë pas videove të shumta në rrjetet sociale reagoi edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili tha se dronët nuk janë një shqetësim i sigurisë publike dhe shumë nga pamjet e raportuara janë në fakt avionë me njerëz. Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet për dronët të dielën, duke pretenduar se disa nga pamjet e dronëve bazohen në rregullore që lejojnë pajisjet të fluturojnë natën.

"Disa nga këto pamje janë në fakt drone. Disa janë avionë me pilot që zakonisht ngatërrohen me drone. Dhe jemi duke parë teori të shumta në rrjetet sociale”, tha Mayorkas.
Mayorkas theksoi gjithashtu, gjatë një interviste me "ABC News" të dielën, se departamenti ka vendosur personel dhe teknologji për t’i mbajtur nën kontroll dhe nëse ka ndonjë arsye për shqetësim, nëse identifikojmë ndonjë përfshirje të huaj ose aktivitet kriminal, ne do t'ia komunikojmë këtë popullit amerikan dhe do të marrim masat e duhura.
Një gamë e gjerë sondazhesh - midis republikanëve dhe demokratëve - tregojnë shqetësim për pamjet e dronëve. Senatori i Nju Jorkut Chuck Schumer u bëri thirrje autoriteteve federale të zhvillojnë teknologjinë e radarëve për të zbuluar dronët.
“Qeveria e di se çfarë dronësh misterioz po fluturojnë mbi Bregun Lindor, por është shumë e frikësuar për të na thënë”, tha senatori Jon Bramnick i New Jersey.
Senatori Jon Bramnick bëri thirrje për një gjendje të jashtëzakonshme, duke thënë se ka mungesë të transparencës së qeverisë për pamjet e pashpjegueshme të dronëve.
"Çfarëdo që të bëjnë këta dronë, qeveria me të vërtetë nuk dëshiron që ne ta dimë,"- tha ai NewsNation të shtunën, duke i kërkuar Departamentit të Mbrojtjes të "sqarojë me publikun amerikan se çfarë po ndodh".
"Duhet të ketë diçka që ata nuk mund të na thonë, sepse ata kanë shumë frikë se çfarë do të bëjë publiku kur të dëgjojë se çfarë janë dronët,"-pohoi senatori republikan.
Mungesa e shpjegimit ka shkaktuar kritika të ashpra pasi dronët vazhdojnë të shfaqen rreth vendeve të ndjeshme dhe paniku përhapet pasi kryebashkiaku New Jerseyt zbuloi se zjarrfikësve të tij i ishte thënë të vishnin kostumet dhe të jenë në gatishmëri në rast se objektet fluturuese rrëzohen.
Menjëherë pas kësaj reagoi edhe presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili tha se dronët duhet të rrezohen menjëherë, ose qeveria të informojë publikun.
“Janë parë drone misterioze në të gjithë vendin. A mund të ndodhë vërtet kjo pa dijeninë e qeverisë sonë? Unë nuk mendoj kështu! Njoftoni publikun tani. Përndryshe, rrëzojini!”, shkroi Trump në Truth Social.

Pentagoni pretendon se nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë kombëtare, por nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë valën e shikimeve të dronëve në të gjithë vendin në javët e fundit. /ZËRI