Bota

‘Non grata’ nga SHBA/ Policia maqedonase bastis shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, gjenden 50 mijë franga

Bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

F.I
‘Non grata’ nga SHBA/ Policia maqedonase bastis shtëpitë e
Artan Grubi

MAQEDONIA E VERIUT-Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami. Bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut. Burime nga MPB, bëjnë me dije se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.

Në listën e zezë u përfshi edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut. Prokuroria Publike në Shkup bëri të ditur se ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit Grubi, njëherazi ish-shef i kabinetit të Ahmetit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për dyshime mbi përfshirjen e tyre në “korrupsion të lartë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB