Bota

U thirr për të dëshmuar, Albin Kurti nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale

Arsyeja e mosparaqitjes së Kurtit në Prokurori Speciale është se ai ndodhet jashtë vendit në një udhëtim zyrtar.

F.I
U thirr për të dëshmuar, Albin Kurti nuk paraqitet në
Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritej të paraqitej këtë të hënë në orën 09:30, në Prokurorinë Speciale. Por Kurti nuk është paraqitur që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit për një rast penal që po hetohet nga kjo Prokurori.

Arsyeja e mosparaqitjes së Kurtit në Prokurori Speciale është se ai ndodhet jashtë vendit në një udhëtim zyrtar. Kështu u shpreh para gazetarëve zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj. Mësohet se Prokuroria Speciale do të përgatis një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti.

“Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që kjo Prokurori e ka në hetim. Nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është njoftuar se kryeministri gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Vetë Kurti ka zgjedhur që të mos bëjë komente lidhur me kërkesën e Prokurosisë, ndërsa në emër të tij ka folur vetëm zëdhënësi i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB