Bota

Mesazhet rrëqethëse që Dominic Pelico shkëmbente me përdhunuesit e të shoqes

Rrjeti amerikan zbuloi mesazhet nga forumet franceze në internet ku Pelico ishte regjistruar për të ndarë perversitetin e tij.

k.m.

Mesazhet rrëqethëse që Dominic Pelico shkëmbente me

PARIS- CNN ka publikuar për herë të parë disa nga mesazhet e dërguara nga Dominique Pelico për të gjetur bashkëpunëtorë prej afro 10 vitesh për të përdhunuar gruan e tij, Giselle Pelico, të cilën e drogonte me pilula gjumi. Rrjeti amerikan zbuloi mesazhet nga forumet franceze në internet ku Pelico ishte regjistruar për të ndarë perversitetin e tij.

“Kërkoj një bashkëpunëtor për të përdhunuar gruan time të fjetur,”-shkruante ai, duke gjetur dhjetra burra, mes tyre një zjarrfikës dhe një gazetar për të përdhunuar të shoqen. Bashkëpunëtorët e tij ishin të moshës 27 deri në 74 vjeç, që ta përdhunonin të shoqen me mbi 200 herë.

Kontakti i parë i Pelicos me bashkëpunëtorët e tij ishte në faqen e internetit "Coco.fr", e cila tani është çaktivizuar dhe ka vijuar në platforma të tjera, si Skype. Siç vë në dukje CNN, Pelico shpesh bënte video thirrje "përgatitore" në të cilat kthente kamerën për të treguar se Giselle Pelico ishte pa ndjenja.

Dialogu i parë

Mesazhet rrëqethëse që Dominic Pelico shkëmbente me

Dialogu i parë fillon me udhëzimet e Pelicos: Duhet të jeni i pastër, pa krem rroje, pa thonj të gjatë e të ndotur. Mos bëni zhurmë nëse nuk jeni vetëm dhe ua tregoj. Ajo po fle tani.

"A filloi të funksionojë pilula?,"- e pyet më pas bashkëbiseduesi i identifikuar si Karim S., ndërsa Pelico i ka dërguar një foto të të shoqes që e kishte zënë gjumi.

“Ajo është një e vërtetë një *përdor një fjalë fyese ndaj saj* dhe akoma nuk e di,”- thotë Karim S. pasi ka parë foton. Ndërsa një bashkëbisedues i dytë që futet në chat thotë: Unë nuk e di se si e bën ti këtë gjë, por unë ëndërroj të bëj të njëjtën gjë me gruan time.

Dialogu i dytë

Mesazhet rrëqethëse që Dominic Pelico shkëmbente me

Dominique Pelico: Nuk e di nëse do ta ** sonte? Do vish ti?

Abuzuesi: Në teori po, por në atë orë duhet të jem duke fjetur. 

Dominique Pelico: Eja nga ora 3 e mëngjesit.

Abuzuesi: Mund ta bëjmë një orë pasi i ke dhënë ilaçin. Nuk e kuptoj pse duhet që të presim 4 orë?

Siç vë në dukje CNN, për vite me radhë faqet e internetit dhe forumet si Coco.fr siguruan hapësirën për të zhvilluar biseda ë tilla. Coco.fr u krijua në vitin 2003, fillimisht si një faqe interneti takimesh, dhe deri në vitin 2023 kishte arritur në 778,000 vizitorë në muaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB