Bota

Skandal në radhët e republikanëve, Donald Trump: Do të doja t’i kisha gjeneralët si Hitleri

Dëshira për t'i detyruar liderët ushtarakë amerikanë t'i binden atij dhe jo Kushtetutës është një nga temat e vazhdueshme të deklaratave që ka bërë Trump lidhur me ushtrinë.

I.F
Skandal në radhët e republikanëve, Donald Trump: Do të doja
Adolf Hitler dhe Donald Trump

UASHINGTON- Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë vetëm dy javë larg, por stafi i Donald Trump është përfshirë në skandale. Sipas ish-shefit të kabinetit të republikanit Donald Trump, John Kelly, ka zbuluar disa nga deklaratat e ish-Presidentit Donald Trump, i cili thuhet se ka shprehur simpati për diktatorin nazist, Adolf Hitler.

Sipas një artikulli të publikuar nga revista amerikane “The Atlantic”, Donald Trump gjatë një takimi me forcat ushtarake ka shprehur një opinion pozitiv për Hitlerin duke thënë se ai ka nevojë që të ketë ushtarët e njëjtë si diktatori që t’i binden vetëm atij.

“E dini, Hitleri bëri disa gjëra të mira gjithashtu. Kam nevojë për gjeneralët që kishte Hitleri. Njerëz plotësisht besnikë, që ndjekin urdhrat”, ka thënë Donald Trump.

Dëshira për t'i detyruar liderët ushtarakë amerikanë t'i binden atij dhe jo Kushtetutës është një nga temat e vazhdueshme të deklaratave që ka bërë Trump lidhur me ushtrinë.

Ish-zyrtarët kanë përmendur gjithashtu tema të tjera të përsëritura nga Trump: denigrimin e tij të shërbimit ushtarak, mosnjohjen e dispozitave të Kodit Uniform të Drejtësisë Ushtarake, admirimin e tij për brutalitetin dhe normat antidemokratike të sjelljes, dhe përbuzjen e tij për veteranët e plagosur dhe për ushtarët që ranë në betejë.

Ish-gjenerali i marinës, John Kelly, ishte shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Trump nga viti 2017 deri në 2019. Kelly tha gjithashtu për “New York Times” se, sipas tij, Trump “është një fashist”. Ai iu referua përshkrimit të fashizmit si një ideologji ekstreme e djathtë, autoritare dhe ultranacionaliste, në të cilën, ndër të tjera, ekziston një lider diktatorial dhe një shtypje e opozitës. Bazuar në përvojat e tij, Trump mendon se Amerika do të qeveriset më mirë në këtë mënyrë, tha Kelly. /ZËRI

Poll

MOS HUMB