
TIRANË- Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se është skeptik ndaj marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homloges së tij italiane, Giorgia Meloni sa i përketë marrëveshjes për emigrantët. Në një intervistë për Euractiv, kryeministri i Kosovës u shpreh se kjo marrëveshje ngjall shumë debate sa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ai shtoi se bëhët fjalë për jetë njerëzisht ndaj edhe diskutimet për këtë temë duhet të jënë sa më serioze.
“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen? Po flasim për qenie njerëzore këtu, të cilat duhen trajtuar me kujdes,”- tha ai.
Gjithashtu Kurti shtoi se qendra të tilla do të rëndonin mbi qytetarët. Ai pranon se situata me emigrantët është një situatë urgjente, por një pranim i përkohshëm emigrantësh mund të merret në konsideratë edhe pse nuk shprehet kundër modelit ‘Rama-Meloni’
Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit lidhet me kampi i azilkërkuesve në Shëngjin, që ishte pika e parë ku mbërritën emigrantët, ndërsa qendra tjetër në ish-bazën ajrore të Gjadrit. Këto qendra do të përdoren për përpunimin e kërkesave për azil, me mundësi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës. Marrëveshja me Shqipërinë, e nënshkruar vitin e kaluar, parashikon pritjen e deri në 3 mijë emigrantëve për një periudhë 5-vjeçare. Por pas mbërritjes së anijes së parë, Gjykata e Romës urdhëroi kthimin në Itali të emigrantëvë. Sipas vendimit të ri, Egjipti dhe Bangladeshi janë klasifikuar si vende të pasigurta, dhe për rrjedhojë, 12 emigrantët nuk mund të deportohen atje, por do të qëndrojnë në Itali. Ky grup është pjesë e një grupi më të madh prej 16 emigrantësh që mbërritën në Shqipëri nga anija "Libra" e marinës italiane. Katër të tjerë tashmë janë kthyer në Itali, dy prej tyre për shkak se ishin të mitur dhe dy të tjerë për arsye shëndetësore/ ZËRI