NGUSHTICA E HORMUZIT- SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer goditijet e para me dronë në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit, pas disa javësh nga armëpushimi mes palëve.
Komanda Qendrore e SHBA-së Centcom njoftoi se kishte ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Iranit, i cili kishte vendosur mina rreth kësaj zone.
Agjencia iraniane e lajmeve "Tasnim", e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), njoftoi më herët se sulmi në ishullin Larak ishte kryer me dronë.
Disa orë më vonë, mediat iraniane publikuan një deklaratë të Gardës Revolucionare, në të cilën thuhej se ajo kishte sulmuar me raketa balistike bazat amerikane "King Hussein" dhe "al-Azraq" në Jordani, si kundërpërgjigje ndaj sulmit në ishull.
Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi të hënën se "e dënoi fuqishëm agresionin ushtarak amerikan ndaj Larakut", duke pohuar se goditjet ndaj bazave në Jordani përbënin një "mbrojtje legjitime".
Goditja e SHBA-së është sulmi i parë i njohur ndaj Iranit që pas pezullimit një fushatë të re ushtarake në fund të muajit korrik nga presidenti Donald Trump.
Irani aktualisht kërkon që anijet cisternë të kalojnë pranë këtij ishulli për kontrolle dhe, sipas raportimeve, i detyron ato të paguajnë 2 milionë dollarë (1.5 milionë paund) për të kaluar.
Ishulli Larak ndodhet fare pranë bregut, përballë portit kryesor të Bandar Abbasit, dhe shtrihet pikërisht në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin detar global. Përmes saj kalonte rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm të botës para se të fillonte lufta./ZËRI