SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe. Sipas raportimeve, kërcënimi është bërë përmes një postimi në Instagram, ku ofroheshin para për vrasjen e Vuçiç.
Mediat serbe raportojnë se në postimin e publikuar në rrjetin social, krahas një fotografie të Vuçiçit, është shkruar një mesazh kërcënues, ku ofrohen 1 mijë euro për vrasjen e presidentit serb.
"Po ofroj 1,000 për vrasjen e këtij njeriu, DM i interesuar...", shkruhet në postim.
Lidhur me këtë, autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent. Departamenti Specilal për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar policinë të identifikojë autorin e postimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme./ZËRI