Bota

Paqe në horizont- Nesër takimi Trump-Zelenskyy! A do të ketë një përballje me Putin?

Trump tha se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë dhe të kalojë direkt në një marrëveshje të përhershme paqeje pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

F.I
Paqe në horizont- Nesër takimi Trump-Zelenskyy! A do të ketë
Putin, Trump dhe Zelenskyy

SHBA-Volodymyr Zelenskyy do të udhëtojë nesër për në SHBA, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do t'i kërkojë udhëheqësit ukrainas të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje. Trump gjatë ditës së nesër është planifikuar të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyyn dhe ka ftuar udhëheqësit evropianë të marrin pjesë.

Takimi me presidentin ukrainas vjen pas bisedimeve të Trump me Vladimir Putin. Trump tha se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë dhe të kalojë direkt në një marrëveshje të përhershme paqeje pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump gjatë një telefonate u tha udhëheqësve evropianë se dëshiron të organizojë një takim me Putinin dhe Zelenskyyn. Putin ende nuk e ka konfirmuar publikisht pjesëmarrjen e tij në samitin e propozuar.

Zelenskyy kaloi një kohë të vështirë në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kur Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e qortuan para medias, duke pretenduar se ai po “luante bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

Thuhet se Putin i paraqiti Trumpit një ofertë paqeje që do të kërkonte që Ukraina të tërhiqej nga rajoni i Donetskut në Donbas, në këmbim të ngrirjes së vijave të frontit nga Rusia në Zaporizhzhia dhe Kherson. Rusia e pretendon Donbasin si territor rus, duke kontrolluar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut. 

Të premten, Trump dhe Putin mbajtën një samit në Anchorage të Alaskës, duke shënuar takimin e parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. Gjithashtu kjo shënoi herën e parë që Putini shkel në tokën amerikane për bisedime me një president amerikan që nga viti 2007./ZËRI

Poll

MOS HUMB