Bota

Momenti historik! Trump nënshkruan marrëveshjen SHBA-Iran në Pallatin e Versajës

Marrëveshja me 14 pika thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore, të rikthehet lundrimi normal në Ngushticën e Hormuzit pa tarifa për të paktën 60 ditë, të hiqen sanksionet amerikane dhe të marrin fund armiqësitë, përfshirë ato në Liban.

F.I
Momenti historik! Trump nënshkruan marrëveshjen SHBA-Iran në
Donald Trump

FRANCË-SHBA-të dhe Irani kanë nënshkruar këtë të mërkurë, 17 qershor, në formë elektronike Memorandumin e Mirëkuptimit (MOU) për t’i dhënë fund luftës dhe marrëveshja ka hyrë tashmë në fuqi, konfirmojnë dy zyrtarë amerikanë. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në Pallatin e Versajës në Francë, ndërsa merrte pjesë në samitin e G7. 

Marrëveshja me 14 pika thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore, të rikthehet lundrimi normal në Ngushticën e Hormuzit pa tarifa për të paktën 60 ditë, të hiqen sanksionet amerikane dhe të marrin fund armiqësitë, përfshirë ato në Liban. 

Memorandumi përfshin edhe një plan prej 300 miliardë dollarësh (224 miliardë paund) për "rindërtimin" e Iranit. Zyrtarët amerikanë këmbëngulin se SHBA-të nuk do të paguajnë asnjë qindarkë dhe se zbatimi i tij do të varet nga sjellja e Iranit.

Megjithatë, ka një numër çështjesh që mbeten ende të pazgjidhura, përfshirë çështjen kyçe të programit bërthamor të Iranit, dhe të cilat ende duhet të negociohen gjatë një periudhe të zgjatshme 60-ditore. Trump paralajmëroi se SHBA-të do të godasin rëndë Iranin nëse nuk respektohen kushtet e marrëveshjes.

Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit iranian dhe një nga negociatorët kryesorë të marrëveshjes, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Teherani vazhdon të mos i besojë SHBA-ve, duke theksuar se Irani mbetet i gatshëm të reagojë nëse marrëveshja shkelet.

Poll

MOS HUMB