ABU DHABI- Skenat e dhunës ekstreme kanë ndodhur në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një shtetasi gjeorgjian. Sipas asaj që raporton një gazetare gjeorgjiane në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale, , pavarësisht krizës disamujore me të cilën po përballet vendi.
Në restorantin e hotelit ku po qëndronin ata janë vënë re nga një shtetas gjeorgjian, i cili banonte prej kohësh në Emirate. Qytetari iu afrua dhe i pyet: Çfarë keni për të thënë për atë që ndodhi dje në Batumi? Çfarë keni për të thënë për torturat e protestuesve në Tbilisi?
Në video shihet se Sanikidze i përgjigjet: Ti je burrë i madh, tiiii ik...”, dhe i hedh në tokë celularin qytetarit.
Hedhja e telefonit zemëroi Lasha Gabitashvilin (qytetar), i cili i ndoqi në parkingun e hotelit dhe të gjithë se bashku shkëmbyen fyerje për disa sekonda. Më pas, konflikti degradoi në dhunë fizike.
MOMENTI ME VIDEO:
Videoja duket se ka ngjallur reagime në Gjeorgji dhe ka zemëruar deputetët dhe drejtuesit e partisë pro-ruse. Pavarësisht kuadrit shumë të rreptë ligjor për veprime të tilla në Emirate, dy deputetët gjeorgjianë nuk u arrestuan, madje raportohet se janë kthyer në Gjeorgji. Por shtetasi gjeorgjian i ka ndjekur edhe në atdhe ku i ka paditur tek autoritetet lokale./ZËRI