Bota

Gjykata e Hagës cakton DATËN e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të shpallet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00.

zh.ll
Gjykata e Hagës cakton DATËN e vendimit për ish-krerët e
ish-luftetaret e uck

HAGË- Dhomat e Specializuara kanë caktuar datën kur do të shpallet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas më shumë se 3 vitesh proces gjyqësor. 

Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të shpallet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00.

“Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Mësohet se seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që prej vitit 2020, kur u bë publike akt-akuza ndaj tyre. Prokuroria pretendon se ata kishin rol drejtues në një strukturë që synonte kontrollin përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve politikë, duke përfshirë serbë, romë dhe shqiptarë që nuk mbështesnin UÇK-në.

Sipas akt-akuzës, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për veprimet e personave nën komandën e tyre. Gjatë procesit gjyqësor janë shqyrtuar qindra prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët./ZËRI

Poll

MOS HUMB