Bota

E rëndë në Kosovë! 14-vjeçarja u drogua dhe u abuzua nga 5 persona në Prishtinë

Viktima, një vajzë e moshës 14-vjeçare, ka shkuar dhe ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur menjëherë hetimet.

k.m.
E rëndë në Kosovë! 14-vjeçarja u drogua dhe u abuzua
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Sipas mediave vendase raportohet se disa persona (dyshohet 5) kanë droguar dhe abuzuar seksualisht një vajzë të mitur. Viktima, një vajzë e moshës 14-vjeçare, ka shkuar dhe ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Kosovës, e cila ka nisur menjëherë hetimet.

Si ka ndodhur ngjarja?

Të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se kanë abuzuar me të. E mitura është gjetur në një rrugë të kryeqytetit në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë është njoftuar Policia. E mitura ka bërë kallëzimin për ngjarjen e ndodhur dhe menjëherë kanë nisur hetimet. Ende nuk ka asnjë detaj lidhur me personat që abuzuan me të miturën./ZËRI

Poll

MOS HUMB