
TEHERAN- "E dimë se ku fshihet Khamenei, por nuk do ta godasim,"-deklarata e presidentit Donald Trump ka marrë një kundërpërgjigje të ashpër nga Irani. Në një postim në faqen zyrtare të internetit të Republikës Islamike të Iranit, Teherani i përgjigjet shkurt dhe prerë paralajmërimeve të Donald Trump.
"Z. Donald J. Trump! Ju ende nuk e keni njohur kombin e madh të Iranit...,"-shkruhet në postimin e parë, por nuk lihet me aq!
Në disa postime të tjera shkruhet: Përfshirja zyrtare e SHBA-së do të thotë se regjimi sionist është i dëshpëruar dhe i kanë mbaruar armët. Nëse Irani kërcënohet nga SHBA-të, atëherë thuajini ‘lamtumirë’ interesave amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katar dhe Kuvajt.
Kjo është hera e parë që Trump nga një kundërpërgjigje nga vetë shteti i Iranit. Mesa duket kërcënimi i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nuk është pritur mirë, edhe pse deri më tani, SHBA është ndalur vetëm në deklarata dhe nuk ka ushtruar asnjë sulm ndaj shtetit të Iranit./ZËRI