Bota

"Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje", Vuçiç: Por më parë do të flas me Putin

Gjatë këtij muaji, Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator. 

zh.ll
"Do të jap dorëheqjen të dielën në
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje, rreth orës 20:00. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Nju Jork, Vuçiç tha se do t’i njoftojë vetë mediat dhe se do të japë shpjegimet e tij lidhur me vendimin.

"Do jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje, kështu që do t'ju njoftoj, mendoj se do të jetë rreth orës tetë të mbrëmjes. Do t'ju njoftoj, do t'ju telefonoj të gjithëve, do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër", tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët nëse situata është bërë më e qartë sa i përket zgjidhjes për kompaninë serbe të naftës NIS, Vuçiç tha se nuk kishte ende një përgjigje të saktë. Ai shtoi se për këtë çështje do të zhvillojë një bisedë me Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Në ditët në vijim, para se të mbaroj mandatin tim, do të zhvilloj një bisedë me Presidentin Putin, kështu që, ky është lajmi për ju. Ne biseduam këtu, sigurisht, për marrëveshjet e energjisë dhe Industrinë e Naftës së Serbisë. Nuk di çfarë t'ju them. Ndoshta atëherë do të di diçka. Do të doja të isha në gjendje t'i bëja njerëzit dhe veten time të lumtur, për të qenë i sinqertë, pas këtyre muajve dhe viteve torture. Shpresoj që brenda dy ose tre ditësh të kem një përgjigje më të mirë dhe më të saktë për ju", tha Vuçiç.

Gjatë këtij muaji, Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator. 

Largimi i tij do të vijë rreth një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do tëmbahen më 25 tetor. Lëvizjet erdhën pas muajsh protesta të udhëhequra nga studentët, të shkaktuara nga shembja e tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Lëvizja studentore zyrtarisht bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në maj të vitit të kaluar dhe njoftoi planet për të marrë pjesë me listën e vet zgjedhore./ZËRI

Poll

MOS HUMB