Bota

"Air India"/ Skenarët se si u rrëzua avioni - Gabim njerëzor, defekt apo një tufë zogjsh?

Gjithçka do të gjykohet nga analiza e të dhënave të fluturimit dhe mbetjeve të avionit. India, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur një hetim për të gjetur shkakun.

k.m.
"Air India"/ Skenarët se si u rrëzua avioni - Gabim
Foto ilustruese

INDI- Një Boeing 787-8 i "Air India" u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes nga aerporti i Ahmedabad, duke shkaktuar tronditje pasi është hera e parë që ky model përfshihet në një aksident fatal. Shkaku i saktë i aksidentit ajror ende nuk dihet, por indikacionet fillestare tregojnë se avioni pati probleme në ngritje, ndoshta për shkak të humbjes së fuqisë. Sipas BBC-së, ekspertët po hetojnë nëse ka pasur një defekt të rrallë të të dy motorëve, një përplasje me një tufë zogjsh apo një gabim në rregullimin e "flapave" për ngritjen.

Gjithçka do të gjykohet nga analiza e të dhënave të fluturimit dhe mbetjeve të avionit. India, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur një hetim për të gjetur shkakun. 

Çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit të Air India brenda 30 sekondave?

Hetuesve indianë do t'u bashkohen ekspertë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa autoritetet përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Boeing 787-8 Dreamliner menjëherë pas ngritjes, vetëm 1.5 kilometra nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel. Është hera e parë që një 787-8 Dreamliner pëson një aksident fatal që nga përdorja e tyre që nisi në vitin 2011. 

Dy motorët dhe gabimi njerëzor

Sipas BBC-së, një defekt i rrallë i të dy motorëve është i mundur. Ende nuk dihet nëse turbina rezervë (RAT), e cila funksionon vetëm në rast të një humbjeje të plotë të energjisë, është aktivizuar. Shkaqet e mundshme mund të jenë ndotja ose bllokimi i karburantit.

Zogjtë

Një tjetër teori është goditja e zogjve. Ahmedabadi njihet për popullatën e lartë të zogjve pranë aeroportit. Nga viti 2018 deri në vitin 2023, pati 462 raste kur tufat e zogjve u përplasën me avionët, kryesisht në Ahmedabad. Megjithatë, një përplasje me tufat nuk është fatale nëse nuk prek të dy motorët.

Përdorimi i gabuar i flapave

"Air India"/ Skenarët se si u rrëzua avioni - Gabim

Tre ekspertë thanë se ndoshta fletët nuk janë rregulluar saktë gjatë ngritjes. Nëse fletët nuk janë rregulluar saktë, avioni nuk fiton lartësi të mjaftueshme. Në 40°C, ngritja kërkon cilësime më të larta të flapave dhe më shumë fuqi. Megjithatë, sistemi i 787-ës njofton në rast të cilësimeve të pasakta. Pra, nëse ka pasur vërtet një gabim në flapa, ka të ngjarë që aksidenti të ketë qenë për shkak të gabimit njerëzor./ZËRI

Poll

MOS HUMB