Bota

"Nuk e di si jam gjallë"/ Flet i mbijetuari i vetëm i rrëzimit të aeroplanit në Indi

I mbijetuari ishte ulur në sediljen 11A, pranë njërës prej daljeve të emergjencës. Ai arriti të dilte vetë nga avioni, duke pësuar lëndime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

k.m.
"Nuk e di si jam gjallë"/ Flet i mbijetuari i vetëm i
Vishwashkumar Ramesh

INDI- Vishwashkumar Ramesh arriti të dilte vetë nga aeroplani që u rrëzua në Indi, duke pësuar lëndime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, por vëllai i ti Ajay, nuk e pati të njëjtin fat. Ramesh, është i vetmi i mbijetuar midis 242 personave në bordin e avionit "Air Indi", që u rrëzua pasditen e djeshme. I mbijetuari ishte ulur në sediljen 11A, pranë njërës prej daljeve të emergjencës. Ai arriti të dilte vetë nga avioni, duke pësuar lëndime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Pasi u nxor nga rrënojat, ai telefonoi familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë i tronditur: Nuk e di se si jam gjallë.!

Sipas vëllait të tij, Nayan Ramesh, 38-vjeçari Vishwashkumar po kthehej në Londër nga Ahmedabadi, ku ishte me pushime. Vëllai i tyre i tretë, Ajay, humbi jetën gjatë aksidentit. Në Indi, mjeku Dhaval Gameti, i cili tha se e kishte ekzaminuar Vishëashkumarin, i tha 'Associated Press' se pacienti ishte i hutuar dhe kishte lëndime të shumta në të gjithë trupin, por është jashtë rrezikut për jetën.

Nga spitali, ku po trajtohet, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së avionit i përshkroi gazetës Hindustan Times se 30 sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të fortë dhe pastaj avioni u rrëzua.

"E gjitha ndodhi shumë shpejt. Dola jashtë! Isha i frikësuar. U ngrita dhe ika. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital,"-tregoi ai. 

Zyrtarët vendas thanë se fluturimi "AI 171" humbi lartësinë menjëherë pas ngritjes rreth orës 13:30 të së enjtes. Avioni u përplas në lagjet e banimit të mjekëve të Kolegjit Mjekësor BJ dhe shpërtheu në flakë. Piloti kishte lëshuar një thirrje për ndihmë urgjente 'Mayday', duke shënuar një emergjencë menjëherë pas ngritjes. Ekspertët e aviacionit thanë se, bazuar në pamjet e disponueshme, mungesa e shtytjes në të dy motorët dhe goditja e ndonjë tufe me zogj mund të jenë ndër shkaqet e mundshme të aksidentit ajror. Por hetimet ende vazhdojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB