Politikë

Vizita e Gogut/ Avokati i Veliajt: Një orë e gjysëm takim në zyrën e drejtorit, ka dëshmitarë për emrin e Arbër Hajdarit

Ndreca ka deklaruar se takimi nuk është zhvilluar në qelinë e Veliajt, por në zyrën e drejtorit të burgut dhe ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

F.I
Vizita e Gogut/ Avokati i Veliajt: Një orë e gjysëm takim në
Toni Gogu, Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj

TIRANË-Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka treguar më shumë detaje për vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, te kryebashkiaku i Tiranës pas transferimit në burgun e Fierit. Ndreca ka deklaruar se takimi nuk është zhvilluar në qelinë e Veliajt, por në zyrën e drejtorit të burgut dhe ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

“Ka shkuar pasi kam takuar unë Veliajn. Ka shkuar në orën 10:30 të natës. Nga ajo që deklaron, tregon se ka shkuar në ushtrim të detyrës sime si ministër dhe si mik. Ushtrimi bëhet në mënyrë normale të premten, pas orarit zyrtar, në darkë dhe në mënyrë të fshehtë. S’ka arsye për t’u fshehur, jo për Veliajn që ka qenë miku i tij, por për çdo të paraburgosur që e vlerëson ta takojë. Sipas asaj që më tha Veliaj, kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë te zyra e drejtorit, vetëm. Unë besoj që kushtet nuk shikohen në zyrën e drejtorit të burgut. Gjithë çfarë ka ndodhur aty përmblidhet. Ne kemi thënë vetëm kërkesat që Gogu ka bërë”, tha Ndreca në “Opinion”.

Ndreca thotë se Veliajt i është kërkuar dorëheqja nga bashkia e Tiranës dhe detyrën t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Për emrin e Arbër Hajdarit, avokati i kryebashkiakut shprehet se ka edhe dëshmitarë.

“Deri tani, sot, Veliaj e ka ftuar publikisht Ramën të nxjerrë faktin ku bazohet kjo. Të pranojë një gjë që nuk e ka bërë. I është kërkuar të japë dorëheqjen. Veliaj është i zgjedhur me votë dhe ka përgjegjësi kushtetuese. I është kërkuar t’ia delegojë bashkinë Arbër Hajdarit. Ka dëshmitarë edhe për këtë çështje. I është kërkuar nga Rama Veliajt”, tha Ndreca.

Takimi mes ministrit të drejtësisë, Toni Gogu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj  në burgun e Fierit u raportua një ditë më parë (2 nëntor). Veliaj publikoi një letër ku pretendon se gjatë takimit, ministri i ka përcjellë 3 kërkesa që, sipas tij, vinin nga kryeministri Edi Rama, mes tyre të pranonte përfshirjen në çështjen e “Flamingove-Studentët”, të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t'ia delegonte atë Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohej më me Plarent Ndrecën.

Vetë ministri Gogu ka konfirmuar takimin me Veliaj, por ka mohuar kategorikisht se ka përcjellë mesazhet e pretenduara. Përmes një reagimi publik, Gogu thotë se ka shkuar për ta takuar në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër dhe për t'u njohur me kushtet e trajtimit të Veliajt./ZËRI

MOS HUMB