
TIRANË- Është shtyrë për të disatën herë me radhë, seanca paraprake në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj, i vënë në pranga në lidhje me dosjen e abuzimit me fondet e BE, gjatë kohës që ishte në krye të agjensisë SASPAC. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës, si dhe disa dokumente shtesë që Beqaj kërkoi, në lidhje me çështjen në ngarkim të tij. Gjykata vendosi që seanca e radhës të shtyhet pas rreth dy javësh, në datën 4 tetor, ora 13:30.
Ilir Beqaj, akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Me urdhër të SPAK, GJKKO sekuestroi disa javë më llogari bankare të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe personave të tjerë në hetim, për abuzime me fondet e BE.
Me anë të një njoftimi, SPAK informoi se është vendosur sekuestro preventive për shumat e parave 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD.
Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim Gazment Haxhia, Elton Marini, Ilir Beqaj, Ermal Kurtula Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe shoqërive tregtare të personave nën hetim
Po ashtu u vendos sekuestrio preventive mbi 19.4% të kuotave të restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ishte në hetim pasuror për abuzimet me fondet e SASPAC, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme më 4 korrik./ZËRI